BALLKAN, 7 Shtator 2024, 17:30

Hapen pikat kufitare me Serbinë, Zveçla: U larguan bllokadat e krijuara nga ekstremistë të maskuar

Hapen pikat kufitare me Serbinë, Zveçla: U larguan bllokadat e

Hapen pikat kufitare me Serbinë. Ministri i Brendshëm kosovar, Xhelal Zveçla theksoi se u larguan bllokadat e krijuara nga ekstremistë të maskuar.

“Pas pranimit të njoftimeve se tashmë janë larguar bllokadat e krijuara nga ekstremistë të maskuar që kanë qenë të vendosura dje në territorin e Serbisë dhe duke parë se nuk ka ndonjë pengesë për qarkullim nga dhe drejt pikave kufitare të Republikës së Kosovës, morëm vendimin për hapjen për qarkullim të pikave kufitare Merdarë dhe Bërnjak.

Rend dhe ligj, paqe e siguri, cep më cep e në çdo kufi të Republikës tonë.”, tha ai.