TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, është një nga politikanët që ka dalë më hapur kundër marrjes së sanksioneve ndaj Rusisë, pavarësisht se një gjë e tillë është kërkuar me këmbëngulje nga Perëndimi, e kryesisht BE-ja.
Në një reagim të sotëm pas miratimit të raportit për Serbinë në Komisionin për Politikë të Jashtme të PE, Vulin tha se kushdo që kërkon vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës tregon që uk di asgjë për vendin e tij dhe është arrogant”, tha Vulin.
“Vetëm dikush që nuk di asgjë për Serbinë, që është arrogant ose që është deputet i Parlamentit Evropian, ose të treja gjërat njëherësh mund t’i kërkojë Serbisë të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe të njohë të ashtuquajturën Kosovë, të gjitha në të njëjtën rezolutë”, është shprehur ai.
Sipas tij, Serbisë i kërkohet të ketë më shumë pluralizëm mediatik dhe në të njëjtën kohë të kërkojë ndalimin e mediave, themeluesit e të cilave janë nga Rusia, sipas tij sepse bëjnë propagandë ruse.
“Serbia ka qenë në rrugën evropiane për dekada dhe duket se është koha e duhur që neutraliteti ushtarak të shndërrohet në neutralitet politik. Nëse nuk është e qartë se pse, atëherë mos ngurroni të lexoni rezolutën në të cilën kërkohet nga Serbia të bëjë atë që nuk mund dhe nuk dëshiron.
Serbia do të vazhdojë t’i përmbahet vazhdimisht parimeve të integritetit territorial, gjë që nuk mund të thuhet për Bashkimin Evropian”, theksoi Vulin.