BALLKAN, 28 Tetor 2022, 17:47

Qeveria e Kosovës ‘zbut’ vendimin për targat

Qeveria e Kosovës ‘zbut’ vendimin për targat

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të shkallëzojë sanksionet në zbatimin e vendimit për konvertimin e targave serbe në ato RKS.

Përmes një deklaratë për mediat, kryeministri Albin Kurti u shpreh se deri më 21 nëntor do të jetë masa e qortimit, ndërsa nga 21 nëntori deri me 21 janar do të jetë masa e gjobitjes

“Tani ne kemi zhvilluar diskutime edhe me ministrin e brendshëm edhe me ministrinë e linjës. Dhe kemi ardhur në përfundim që të sjellim për propozim, një vendim që bën sekuencim dhe shkallëzim të zbatimit të këtij vendimi. Deri me 21 nëntor do të jetë masa e qortimit. Nga 21 nëntori deri me 21 janar do të jetë masa e gjobitjes. Nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj. Pas secilës datë me 21 prill s’do të ketë më targa të tjera në Republikën e Kosovës”, ka thënë kryeministri Albin Kurti.

Vendimi i ri ka ardhur pas një takimi të Kurtit me ambasadorët e Quintit.