BALLKAN, 25 Shkurt 2022, 19:12

Pushtimi Ukrainës, Serbia ende pa qëndrim të qartë, mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Pushtimi Ukrainës, Serbia ende pa qëndrim të qartë, mblidhet

Nën kryesimin e presidetit serb, Aleksandër Vuçiç, është mbledhur sot në Beograd Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Serbisë për të diskutuar për pushtimin rus të Ukrainës.

Beogradi zyrtar ende nuk ka bërë të ditur qëndrimin pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës. Nuk ka ende një deklaratë për dënimin ose jo të agresionit rus. 

Serbia duhet t’i përgjigjet gjithashtu kërkesës së Bashkimit Evropian (BE) nëse do t’i bashkohet sanksioneve kundër Moskës.