TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Serbisë ka caktuar një seancë urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për shkak të ngjarjeve në Ukrainë.
Seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare pritet të fillojë në orën 13:00, menjëherë pas takimit që presidenti Aleksandër Vuçiç do të ketë me ambasadorët e Quintit.
Pas seancës së Këshillit, në orën 15:00 është caktuar mbledhja e Qeverisë, ku Vuçiç do t’u drejtohet anëtarëve të ekzekutivit serb, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.
Vuçiç tha të mërkurën nga Madridi se në 48 orët e ardhshme do t’i përgjigjet kërkesave të BE-së për harmonizimin e politikës së jashtme të Serbisë me atë të BE-së në lidhje me Rusinë.
Sipas tij Serbia është në një situatë shumë të vështirë dhe është nën presion të madh për t’u anëtarësuar në BE dhe për të dënuar lëvizjet e presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë, si dhe për të kërkuar që vendi i tij të vendosë sanksione ndaj Rusisë.