TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Eurodeputetja Viola Von Cramon, ka thënë se ka përfunduar koha që Serbia të jetë edhe me BE-në edhe me Rusinë.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, tutje është shprehur se është koha e fundit që presidenti Vucic të dënojë agresionin rus në Ukrainë.
“Është koha e fundit për Qeverinë e Serbisë dhe Presidentin e Serbisë që publikisht ta dënojnë invazionin rus në Ukrainë. Koha për t’u ulur në dy karrige ka përfunduar. Mos-animi me tërë Evropën në këtë çështje do ta vendosë Serbinë në vet-izolim”, ka shkruar ajo.