TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se ata që kërkojnë llogari për dështimet e tyre, duhet të bëjnë një bilanc para pasqyrës.
Duke bërë një bilanc të situatës së këtij viti, Kurti tha se nuk harron arsyen e rrugëtimit të tij.
“Po përfundon një vit i sfidueshëm, pandemia ka rënduar mbi supet e secilit prej nesh e derisa mbyllim këtë vit me shumë arritje në shumë sektor, kujtojmë se për shumë qytetarë që me dekada janë harruar nga politika jeta mbetet ende e vështirë.
Prandaj, nuk harrojmë arsyen përse jemi këtu, nuk harrojmë arsyen e rrugëtimit, për të hapur një dekade të re të qeverisjes. Nëse punojmë me dije e me qëllime të mira nuk ka sukses që nuk e arrijmë”, ka pohuar Kurti në mbledhjen e Qeverisë.
Kurti ka thënë se ndodhën në një krizë energjetike, por që po bëjnë të gjitha që të dalin më sa më pak humbje.
“Ata që për dështimet e tyre kërkojnë llogari nga ne, duhet ta shohin vetën në pasqyre”, deklaroi ai.