BALLKAN, 24 Dhjetor 2021, 09:34

Iku energjia elektrike, semaforët nuk punojnë, bllokohen kryqëzimet në Kosovë

Iku energjia elektrike, semaforët nuk punojnë, bllokohen

Ndërprerja e energjisë elektrike në Prishtinë ka shkaktuar bllokim të rrugëve në qendër, konkretisht të Katedralja “Nënë Tereza”.

Kryqëzimi në këtë zonë është bllokuar totalisht dhe është pamundësuar qarkullimi.

E njëjta situatë paraqitet edhe me semaforët në zonën e konvikteve.

Nga e mërkura, Kosovës i janë kthyer kufizimet me energji elektrike. Sipas KEDS-it, reduktimet do të ishin vetëm për dy orë, por qytetarët po ankohen se po zgjasin më shumë se aq.