TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Kosovës ka marrë sot një telefonatë anonime, përmes së cilës, një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Për ketë situatë ka reaguar edhe policia.
“Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, ka thënë zëdhënësja Flora Ahmeti.
Policia tashmë ka filluar kontrollet në hapësirat e stacionit, duke kontrolluar edhe autobusët që kanë qenë të vendosur në stacion.