TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Aleksandër Vuçiç deklaroi se sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj udhëheqjes së Republikës Sërpska dhe Serbisë nuk ekzistojnë. Ai tha se ato nuk do të sjellin asnjë të mirë dhe vetëm do t’i dëmtojnë marrëdhëniet e ndërsjella.
“Mjafton të shohim se ndaj kujt janë sanksionet për ta parë se sa të paanshme janë. Ne jemi një vend i vogël, veçanërisht në krahasim me SHBA-në. Për ne, ato sanksione nuk ekzistojnë dhe ne nuk do të pajtohemi në asnjë mënyrë me ata që vendosën ato sanksione kundër pjesëtarëve të kombit tonë. Për ne, ky është i vetmi vendim i mundshëm, i ndershëm por i vështirë”, tha Vuçiçi më 4 gusht në Banja Lluka të Bosnje dhe Hercegovinës.
Vuçiç tha se gjatë dy ditëve të fundit, përveç sanksioneve, ka diskutuar me udhëheqjen e Republikës Sërpska (RS) dhe patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, “për gjithçka që ndodhi dhe mund të ndodhë në Kosovë”.