BALLKAN, 27 Gusht 2023, 21:03

“Një Evropë e guximshme”, Osmani: Integrimi evropian, e vetmja rrugë për Kosovën

“Një Evropë e guximshme”, Osmani: Integrimi evropian, e

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në Forumin Europian Alpbach 2023, që po mbahet në Alpbach të Austrisë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ajo shprehet se tema për të cilën është diskutuar është: "Një Evropë e guximshme!". Presidentja thekon se ndonëse është rrugë e gjatë dhe e mundimshme, integrimi evropian është e vetmja rrugë për Kosovën.

Njoftimi

Një Evropë e guximshme!

Kjo ështe tema e sivjetme e Forumit Evropian Alpbach, ku kisha nderin të diskutoj në panelin kryesor, së bashku më përfaqësues të shteteve të tjera.

Zgjerimi i Bashkimit Evropian me shtetet demokratike të Ballkanit Perëndimor, mbrojtja e parimeve dhe vlerave të të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë, si dhe unifikimi në luftimin e autokracive e tiranive, janë tiparet që e bëjnë një Evropë të guximshme.

Pavarësisht se është rrugë e gjatë dhe e mundimshme, integrimi evropian është e vetmja rrugë për Kosovën.

Familja euro-atlantike është familja jonë!