BALLKAN, 26 Gusht 2023, 13:58

“SHBA-ja zgjedh si partnerë në Ballkan ata që e afrojnë rajonin me Evropën”- Escobar: Unë nuk po kërkoj që njerëzit të mbështesin Qeverinë, por…

“SHBA-ja zgjedh si partnerë në Ballkan ata që e

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara zgjedhin për partnerë në Ballkan shtetet të cilat tregojnë përkushtimin ndaj NATO-së, Bashkimit Evropian dhe ata që vazhdojnë luftën kundër korrupsionit.

Në një intervistë për një media në Maqedoninë e Veriut, Escobar ka treguar “llojin” e partnerëve me të cilët, SHBA duan të bashkëpunojnë.

“Sa i përket kreut të opozitës, ajo që dua të shtoj gjithashtu është se unë nuk kam ardhur për t’i thënë se çfarë të bëjë dhe nuk kam ardhur këtu për t’i diktuar kushte. Por doja ta bëja të qartë se SHBA-ja zgjedh si partnerë në Ballkan ata që e afrojnë rajonin me Evropën, ata që tregojnë përkushtimin e tyre ndaj NATO-s dhe që vazhdojnë luftën kundër korrupsionit. Kjo është pritshmëria jonë. Ajo që po ndodh tani, me mundësitë që janë paraqitur, për avancimin e statusit kandidat të Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian, është pjesë e këtij procesi. Unë nuk po kërkoj që njerëzit të mbështesin Qeverinë. Unë i kërkoj popullit, ju lutemi punoni me ne, për të mbështetur rrugën evropiane. Sepse do të na sjellë dobi edhe neve”, ka thënë Escobar.

Ndërsa flet për vizitën e tij në Maqedoni, ky i fundit u deklarua edhe rreth rolit të Maqedonisë në rrugëtimin e deritanishëm të dialogut Kosovë-Serbi.

“Dhe ka bërë shumë, kjo qeveri ka bërë shumë. Pra – po, unë gjithmonë kam një arsye për të qenë në Shkup, por duhet të them se pjesë e saj është se ne jemi shumë të kënaqur që procesi është i hapur. Sepse, si partner, Maqedonia e Veriut na ka ndihmuar për Afganistanin, për NATO-n, për Rusinë, për Ukrainën, madje na ka ndihmuar të krijojmë kushte për marrëveshjen historike për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ne e vlerësojmë partneritetin tuaj në NATO dhe kemi nevojë për ju. Amerika gjithashtu ka nevojë për ju në Bashkimin Europian. Të kesh një mik të tillë në një organizatë tjetër të rëndësishme, për ne një mundësi e tillë është shumë pozitive. Pra, po, jam i kënaqur që procesi është i hapur dhe jam i lumtur që jam këtu në këtë pikë.”, ka deklaruar Escobar.