Zyrtarët e departamentit të zjarrfikësve grekë arrestuan dy burra të shtunën, pasi dyshohet se kishin ndezur qëllimisht zjarre, ndërkohë që qindra zjarrfikës luftojnë me flakët që kanë shkaktuar 21 vdekje, raporton Protothema.
Sipas Departamentit të Zjarrfikësve, një prej të arrestuarëve rrëfeu se kishte shkaktuar katër zjarre të tjera në zonën e Karystos në datat e mëparshme gjatë muajve korrik dhe gusht 2023.
Një person i dytë u arrestua në zonën e Larisës në Greqinë qendrore, gjithashtu për dyshimin se i kishte vënë zjarrin qëllimisht bimësisë së tharë. Në të dyja rastet janë informuar autoritetet gjyqësore.