TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Serbia ka dërguar në gjyq disa prej personaliteteve shqiptare të Luginës së Preshëvës të cilat prokuroria serbe i akuzon për shkelje ligjesh. Kështu, ish-drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Granit Sadriu është dërguar në gjykatë me arsyetimin se ka shkelur ligjin pasi ka lëshuar njërën nga sallat e këtij institucioni për manifestimin e Ditës së Flamurit Kombëtar.
“Kjo është shkelje e të drejtave të njeriut. Në vendet tjera në shekullin XXI njerëzit mendojnë për zhvillim ekonomik”, deklaroi Sadriu në RTK.
Nga ana tjetër departamenti Special i Prokurorisë së Nishit ka ngritur aktakuzë ndaj deputetit Shaip Kamberi për tejkalim të ndarjeve buxhetore kur ai ishte kryetar i Bujanocit.
“Unë do të përballem në aspektin juridik me këtë aktakuzë, dhe nëse e shoh që akuza është politike do t’i përgjigjem në mënyrë politike”, deklaroi Kamberi.
Me aktakuza nga gjykatat serbe po përballet edhe kryetarja aktuale e Preshevës Ardita Sinani dhe ish-kryetari Shqipërim Arifi.
Për Jeton Ismailin nga shoqëria civile, veprimet e tilla nga gjykatat serbe janë të papranueshme dhe tendencioze.
“Këto janë një formë e presionit që çdo ditë e më tepër po shtohen, sidomos ndaj intelektualëve shqiptarë, qëllimi final i së cilave duket të jetë braktisja e këtyre trojeve nga shqiptarët”.
Serbia ndodhet në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, ndërsa shqiptarët përsëri pritet të garojnë në një listë të përbashkët zgjedhore.