BALLKAN, 12 Shkurt 2022, 12:07

Shkrimtarja serbe ia thotë troç Vuçiçit: Kosova është e pavarur, ne duhet ta njohim!

Shkrimtarja serbe ia thotë troç Vuçiçit: Kosova

Çështja e Kosovës ka vënë përballë shkrimtaren serbe Biljana Srbljanoviç me Presidentin e saj, Aleksandër Vuçiç.

Një debat me tone të larta u bë në emisionin “Prva tema”, ku sipas shkrimtares, Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, madje kërkoi edhe marrëdhënie të mira.

“Kosova ka 15 vite shtet. Duhet të kemi marrëdhënie të mira se jemi vende fqinje. Serbia duhet ta njohë pavarësinë dhe shpresoj se gjithçka do të shkojë drejt përfundimit," u shpreh Srbjanoviç.

Kjo zuri ngushtë Presidentin Vuçiç, i cili me ironi iu përgjigj se ka dëgjuar disa kandidatë të tjerë për president që ka krijuar mendime të tilla.

“Unë nuk mendoj se ne duhet ta pranojmë apo njohim pavarësinë në asnjë mënyrë, por duhet të punojmë me shqiptarët nga Kosova për bashkëpunim të ndërsjellë. Sa i përket drejtësisë, nuk ka dyshim se Serbisë i është bërë padrejtësi e madhe," tha ai.