TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Droga që u kap mbrëmë nga Policia e Kosovës në Konushefc të Podujevës, me peshë 91 kg, dyshohet se ka origjinë nga Shqipëria.
“Droga dyshohet se ka origjinë nga Shqipëria dhe ka kaluar përmes Prizrenit në Podujevë. Ka pasur destinim final vendet e BE-së”, tha policia në konferencë.
Gjithashtu përveç 91 kg drogë të llojit marihuanë, në Konushefc janë konfiskuar edhe një makinë "Audi" me targa të Gjermanisë, një veturë "Gof 4" me targa të Austrisë, dy makina të tjera dhe para me vlerë mbi 650 euro.
Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, ndërsa në kërkim janë edhe tre të tjerë./Express.