TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë regjistruar 24 246 raste të reja me koronavirus.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 1, 592, 460 persona prej të cilëve 49, 9% e tyre janë meshkuj.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 77 pacientë kanë humbur jetën. Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 21, 637 viktima prej të cilëve 95,1% e tyre kishin sëmundje shoqëruese.
Ndërkohë numri i pacientëve të trajtuar në intubim ka arritur në 670, mosha mesatare e të cilëve është 64-vjeç.