BALLKAN, 11 Janar 2022, 17:15

Shifra të larta të infektuarish me Covid në Maqedoni, humbin jetën shtatë persona

Shifra të larta të infektuarish me Covid në Maqedoni, humbin

Maqedonia e Veriut gjatë orëve të fundit ka shënuar një shifër rekord të infektuarish.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet me dije se janë konfirmuar të infektuar me Covid 1,964 raste nga 7,724 testime dhe kanë humbur jetën shtatë pacientë.

Të vdekurit janë të moshës nga 66 deri në 78 vjeç.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 është 236.241, mes të cilëve kanë fituar betejën 215.853 qytetarë dhe kanë humbur jetën 8,055 pacientë.