BALLKAN, 12 Janar 2022, 15:39

Rekord infektimesh me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, humbin jetën tre persona

Rekord infektimesh me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, humbin

Një shifër rekord të infektuarish me Covid është shënuar në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut. Në raportin e fundit, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se, nga 7123 testime 1822 kanë rezultuar pozitiv.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (1882), prej tyre 173 janë riinfektime.

MSH informon se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë tre pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.

Ndërsa ISHP në 24 orët e fundit ka regjistruar 668 pacientë të shëruar. Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 238.061, qytetarë prej të cilëve 216.521 janë shëruar, ndërsa 8.062 kanë ndërruar jetë.