TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komiteti Teknik i Ekspertëve në Greqi, ka vendosur që të zgjasë edhe një javë masat e vendosura kundër koronavirusit. Vendimi është mbështetur edhe nga qeveria.
"Sot është mbledhur Komiteti i Ekspertëve të Shëndetësisë për të shqyrtuar të dhënat më të fundit epidemiologjike të vendit. Pas kësaj mbledhjeje është vendosur edhe zgjatja e masave në fuqi për një javë", njoftuan ekspertët.
Greqia prej javësh ka regjistruar shifra të larta të rasteve me koronavirus nxitur edhe nga përhapja e varianteve të reja, ku më dominues duket të jetë mutacioni Omicron.