TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Disa ditë pas rastit në Shqipëri, një tjetër sasi droge e ardhur nga Ekuadori është zbuluar në një magazinë në Mal të Zi. Policia malazeze ka gjetur sot rreth 400 kilogramë kokainë në magazinën e qendrës logjistike të kompanisë “Voli”. Pas raportimit të menaxherëve të ndërmarrjes dhe punëtorëve është nisur hetimi dhe inspektorët kanë marrë dëshmitë e punonjësve të pranishëm.
Siç shihet edhe në vendngjarje, inspektorët e policisë u kanë bërë thirrje punonjësve të pranishëm që të japin dëshmi për ngjarjen. Punonjësve iu ndalua kthimi në magazinë deri në përfundimin e hetimeve. Nga disa foto të bëra nga punëtorët, në magazinë shihet pluhur i bardhë që të kujton lëndën narkotike. Siç shihet në fotot e publikuara, pakot në të cilat është gjetur kokaina janë të markës së njohur “Derby”, nga Ekuadori.

Skenari duket i ngjashëm me 119 kg kokainë që u sekuestruan në një kontejner me banane të kompanisë Zico Sh A në zonën e Vaqarit në Tiranë.
Rtcg shkruan se Ekuadori është kthyer në një portë të sigurt për kontrabandistët evropianë të drogës në vitet e fundit, veçanërisht shqiptarët, malazezët, spanjollët, grekët, holandezët dhe belgët. Midis 2017 dhe 2021, sipas raporteve të migracionit, në mal të Zi kanë hyrë 721 shqiptarë, 1053 bjellorusë, 3111 grekë dhe 192 malazezë. Sipas “Primicias”, llogaritet se 30 për qind e tyre shkojnë në Mal të Zipër kontrabandë të drogës.