TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një skenë e denjë për filmat aksion ka qenë ajo që ka ndodhur në Aspropirgos, rrethinë e Athinës në Greqi.
Një grup prej katër hajdutësh romë pasi kanë tentuar të hyjnë në një shtëpi në zonën e Zofrias, janë ndjekur nga një patrullë policie, në rrugën e tyre drejt arratisjes që nuk ka shkuar si duhet.
Përplasja e ashpër nisi kur efektivët e ELAS-it i bënë shenjë makinës të ndalonte, por hajdutët u larguan me shpejtësi me fuoristradën e tyre për të shpëtuar.
Gjatë ndjekjes, teksa ecnin me shpejtësi të lartë ata janë përplasur me një mjet që drejtohej nga një i moshuar, i cili gjithashtu mbeti i plagosur.
Pas aksidentit me të moshuarin, hajdutët kanë zbritur nga automjeti dhe kanë nisur të vrapojnë drejt arave, ndërsa policët i kanë ndjekur dhe kanë arritur të arrestojnë tre prej tyre.
Një grup sigurie ndodhet në zonë dhe po kryen hetimet për identifikimin e kriminelit të katërt.