BALLKAN, 25 Gusht 2022, 14:04

Reciprociteti me Serbinë/ Kurti: Nuk pranoj shtyrje tjetër, nëse përshkallëzohet situata KFOR i jep fund

Reciprociteti me Serbinë/ Kurti: Nuk pranoj shtyrje tjetër, nëse

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se nuk do të pranojë shtyrje tjetër përtej 1 shtatorit për vendosjen e reciprocitetit me targat me Serbinë.

Nëse situata përshkallëzohet në dhunë, policia dhe forcat paqeruajtëse të KFOR-it prej 3,800 trupash të NATO-s do t’i japin fund, citohet të ketë thënë Kurti në një intervistë për “Bloomberg”.

Dje gjatë ditës ka pasur raportime se të dërguarit specialë të SHBA dhe BE-së kanë kërkuar edhe një shtyrje të re prej tre muajsh, megjithatë Miroslav Lajcak sot nuk e ka pohuar një gjë të tillë dhe ka deklaruar se ka shumë spekulime.