BALLKAN, 3 Dhjetor 2023, 20:47

Ndizen qirinj në vendin e punës së Liridona Ademajt, deputeti suedez ndan fotot: Ishte një person i mrekullueshëm

Ndizen qirinj në vendin e punës së Liridona Ademajt, deputeti

Në kafenenë ku ka punuar Liridona Ademaj në Suedi, janë ndezur qirinj në nderim të saj.

Deputeti në parlamentin suedez, Magnus Jakobsson, ka vizituar lokalin “Lejas Café” ku punonte e ndjera Liridona Ademaj në Suedi, nga ku dhe shprehu ngushëllime duke theksuar se e reja nga Kosova ishte person i mrekullueshëm.

Me anë të një postimi në platformën “X”,  ai shkruan: “Sot kemi vizituar memorialin e Liridonës në Lejas Café. Shumë erdhën dhe lanë lule dhe ndezën qirinj. Një moment i denjë përkujtimi.

Liridonën do ta kujtojmë me ngrohtësi. Ajo ishte një person i mrekullueshëm që vlerësohej nga të gjithë ata që e njihnin. U prefsh ne paqe!”.