BALLKAN, 3 Gusht 2022, 10:40

Mes protestave qytetare, Abazoviç nënshkruan marrëveshjen me Kishën Serbe, ja çfarë parashikohet

Mes protestave qytetare, Abazoviç nënshkruan marrëveshjen me

Qeveria e Malit të Zi kishte miratuar më 8 korrik Marrëveshjen Themelore.

Marrëveshja Themelore për marrëdhëniet ndërmjet shtetit të Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe përmban kryesisht obligimet e shtetit dhe institucioneve ndaj kësaj bashkësie fetare.

Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi i mundësohet eksterritorialiteti i objekteve fetare, hapet mundësia mësimit fetar në shkollat publike, i njihet subjektiviteti për gjashtë shekuj më i gjatë se sa që Kisha Ortodokse Serbe ka në Serbi, i jep asaj kompetenca publike-juridike dhe në disa fusha ia mundëson statusin ligjor të barabartë me institucionet shtetërore.

Ndërkohë disa qytetarë janë parë duke protestuar, duke kundërshtuar nënshkrimin e marrëveshjes, raporton Vijesti.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, u shpreh më 29 qershor 2022 se pavarësisht krisjeve të koalicionit, qeveria e tij do të nënshkruante një “marrëveshje thelbësore” që do të përmirësonte marrëdhëniet e ndjeshme me Kishën Ortodokse Serbe, e cila ka ndikim të konsiderueshëm në vendin e tij dhe brenda koalicionit qeverisës.