BALLKAN, 1 Gusht 2022, 22:40

Aktivistë çekë mbështesin Kosovën pas tensioneve në veri, protestojnë para ambasadës së Serbisë (FOTO)

Aktivistë çekë mbështesin Kosovën pas tensioneve

Aktivistë çekë sot kanë protestuar para Ambasadës së Serbisë në Pragë, duke e mbështetur Kosovën lidhur me tensionet midis dy vendeve të Ballkanit.

“Kosova nuk është Serbi”, thuhet në njërën prej pankartave, ndërkaq “Miqtë e Rusisë nuk janë të mirëpritur këtu” thuhet në tjetrën.

Ishte ish-ministrja Meliza Haradinaj-Stublla ajo që e ka shpërndarë një fotografi në Facebook e cila fillimisht ishte plasuar në Twitter.

“Sot disa aktivistë çekë protestuan para Amabsadës së Serbisë në Pragë me mesazhe të qarta në mbështetje të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Ajo ka shpërndarë fotografinë e Jakub Janda.

Aktivistë çekë mbështesin Kosovën pas tensioneve