BALLKAN, 13 Janar 2022, 17:34

Mbi 20 mijë raste të reja me COVID në Greqi, rritet sërish numri i viktimave

Mbi 20 mijë raste të reja me COVID në Greqi, rritet sërish

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 20,409 raste të reja me COVID.

Ndërkohë kanë ndërruar jetë 80 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 21,732 në total që prej fillimit të pandemisë.

Aktualisht, në intubim po trajtohen 664 pacientë, prej të cilëve 554 janë të pavaksiuar ose kanë marrë vetëm një dozë vaksine.

Gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë shtruar 587 pacientë, ndërsa mesatarja e shtatë ditëve të fundit është 577.