BALLKAN, 29 Nëntor 2022, 21:30

Lëkundje sizmike të fuqishme në Greqi, sa ishte magnituda

Lëkundje sizmike të fuqishme në Greqi, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.9 Rihter është regjistruar pak minuta më parë në Evia.

Protothema.gr bën me dije se lëkundjet kanë qenë të forta dhe se tërmeti është ndjerë deri  në Atikë.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit të Athinës, tërmeti ka ndodhur në orën 22:06 me orën lokale.

Thellësia fokale e tërmetit është 5 km, ndërsa  epiqendra  8 km në lindje në juglindje të fshatit Zarakes në Evian jugore.

Deri më tani nuk është raportuar për dëme materiale. Ky është tërmeti i dytë i fuqishëm që ndodh në Evia në 24 orët e fundit.

Në mëngjes Evia u trondit gjithashtu nga një tërmet me magniutidë 4.7 Rihter.