TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vendosja e flamujve kombëtarë për nder të 28 Nëntorit, në xhaminë e fshatit Bellopojë, në Kosovë, është pasuar me kërcënime nga radikalët islamikë. Kështu pretendon imami i xhamisë, Kujtim Hyseni.
Sipas tij, një grup njerëzish, të cilët ai i ka cilësuar si radikalë, kanë kërkuar nga ai t’i heqë flamujt nga xhamia. Hyseni, po ashtu, ka thënë se ata njerëz e kanë paralajmëruar se do t’i heqin flamujt sepse, sipas tyre, shqiponja në të është “haram”.
Imami Hyseni tha se për këtë rast ka lajmëruar edhe organet e rendit.
“Zakonisht kemi koordinim me këshillin e xhamisë, me këshillin e BIK, jemi bashkëpunëtorë të kryeimamit të Bekim Jasharit, që kemi shumë aktivitete me të. Jemi prek me këtë rast sepse si ka mundësi që disa njerëz ideologji deri në këtë formë që ka arritur shplarja e trurit të tyre, që të na prekin në ndjenja kombëtare ku i pengon flamuri kombëtar në minaren e xhamisë. I kemi njoftuar organet e rendit për këtë rast që është shqetësues për neve”, ka thënë ai.
“Momentin kur e kam përmendur dy apo tri ditë përpara, kam pasur reagim të ashpër, duke me thënë se ti e vendos, por ne ta heqim, jemi të shqetësuar për këtë rast. Janë disa grupe që kanë ideologji të errët dhe janë të ndikuar nga Lindja e Mesme, të njëjtit shfaqin probleme për heqjen e flamurit, për arsye se sipas tyre, shqiponja është haram”, ka thënë ai për mediat në Kosovë.