TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka marrë pjesë në festimet e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, që mbaheshin në Podgoricë.
Pritja u organizua nga Ambasada e Shqipërisë në Mal të Zi, me praninë e autoriteteve të larta politike, trupit diplomatik, përfaqësuesve të shquar të shoqërisë civile, të popullit shqiptar atje, të cilët së bashku festuan Ditën e Flamurit.
Në fjalën e tij përshëndetëse, ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë, Ridi Kurtezi, vlerësoi nxitjen që kanë marrë marrëdhëniet dypalëshe shqiptaro-malazeze me ardhjen në krye të ekzekutivit, të zotit Abazoviç, posaçërisht në fushën e infrastrukturës që lidh dy vendet. Ura mbi Bunë dhe Buna e lundrueshme, ishin dy projektet që theksoi si drejtime të reja të bashkëpunimit, ambasadori në fjalën e tij.
Ai shprehu gjithashtu falënderimet e tij për kontributin e shqiptarëve në stabilitetin e Malit të zi dhe rikujtoi se vitin e ardhshëm dy qeveritë do të mbajnë edhe një mbledhje së bashku.