TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon e shoqëruar nga shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë , Tomas Szynyong.
Kurti dhe eurodeputetja Von Cramon bënë me dije se fokus i takimit të tyre ishte edhe situata e luftës në Ukrainë.
Kurti u shpreh se qëndrimi i Kosovës është i qartë.
“Rreshtimi i qartë dhe i menjëhershëm me botën demokratike dhe kundër një pushteti despotik, është tregues i qartë i vlerave demokratike dhe orientimit euro-atlantik të Republikës së Kosovës”, tha ai.
Gjithashtu çështje të tjera në takim përfshinë reformat në drejtësi, luftimin e krimit dhe korrupsionit, ndryshimet legjislative, sigurinë dhe energjinë.