BALLKAN, 28 Shkurt 2022, 14:35

Bullgaria aleate me Greqinë, nisin bisedimet për ndërtimin e termocentralit bërthamor

Bullgaria aleate me Greqinë, nisin bisedimet për ndërtimin e

Zëvendëskryeministri dhe ministri bullgar i Financave, Assen Vasilev ka folur për negociatat në lidhje me ndërtimin e termocentralit të ri bërthamor që Bullgaria ka nisur me Greqinë .

Në një intervistë për televizionin NOVA, ministri bullgar tha se vendi i tij po diskuton për nënshkrimin e një kontrate 20-vjeçare me Greqinë për energjinë elektrike nga njësia e re, si dhe për bashkëpunimin në portin e Aleksandrupolit.

“Kemi nisur negociatat me kolegët tanë grekë për ndërtimin e një termocentrali të ri bërthamor në vendin tonë, i cili do të përdoret nga Greqia me një kontratë afatgjatë, 20-vjeçare. Ne do të veprojmë jashtëzakonisht shpejt, pasi ka blerës” , tha Vasilev, duke theksuar se të dy vendet tashmë bashkëpunojnë në sektorin e energjisë.