TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një intervistë për SkyNews ka komentuar sulmet ruse në Ukrainë.
Gjatë kësaj interviste Kurti, u shpreh se Kosova është vigjilente, por shtoi se është me rëndësi që bashkimi me NATO-n të arrihet sa më parë, pasi kjo është e dobishme jo vetëm për rajonin, por edhe për Europën.
Nga ana tjetër Kurti u ka bërë thirrje edhe pesë vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur ende Kosovën, ta mos hezitojnë, por ta bëjnë diçka të tillë.
Ndër të tjera, ai ka shtuar se Ballkani nuk është imun nga gjendja në Ukrainë, pasi në Ballkan ka shtete që nuk kanë vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse dhe se ky shtet është fqinji i Kosovës, Serbia.