BALLKAN, 2 Mars 2022, 18:59

Dyshimet për spiunazh, Bullgaria dëbon dy diplomatë rusë

Dyshimet për spiunazh, Bullgaria dëbon dy diplomatë rusë

Bullgaria u ka dhënë dy diplomatëve rusë 48 orë kohë për t’u larguar nga vendi pasi akuzohen për spiunazh, tha të mërkurën ministrja e Jashtme Teodora Gançovska.

Në një deklaratë, prokurorët akuzuan një diplomat rus për spiunazh dhe thanë se një gjeneral rezervë bullgar po hetohej për dhënien e informacionit të konsideruar sekret shtetëror diplomatit rus sipas Reuters.

Mësohet se shërbimet e sigurisë kombëtare dhe prokurorët po vlerësonin informacione shtesë për të parë nëse kishte më shumë njerëz që kishin shkelur statusin e tyre diplomatik.