TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar në një intervistë për televizionin e Bosnjë e Hercegovinës, “Okanal” se barrikadat në veri po menaxhohen nga Beogradi zyrtar.
Ndër të tjera, ai ka thënë se nëse KFOR-i nuk është në gjendje, apo “nuk do” t’i largojë ato, atëherë institucionet e Kosovës mund ta bëjnë një gjë të tillë.
“Na vjen keq që KFOR-i e vonon vendimin për heqjen e barrikadave. Nuk e di përse, nuk i di bisedimet mes tyre, por e di që kjo nuk mundet që zgjasë shumë.
Nëse KFOR-i nuk është në gjendje t’i heqë barrikadat, ose nuk do për shkak të arsyeve që unë nuk i di, atëherë këtë do të duhet ta bëjmë ne”, u shpreh kryeministri.
Ai theksoi se për sa i përket palës kosovare, barrikadat mund të hiqen pa incidente, por shtoi se “pala tjetër është shumë e panjohur për ne”.
“Nga ana jonë, barrikadat mund të hiqen pa incidente, por pala tjetër është shumë e panjohur për ne. Njerëzit janë të uniformuar, nuk e di se si do të reagojë secili prej tyre kur të afrohet policia jonë.
Por, një e di që disa direktiva i pranojnë çdo ditë nga Beogradi.
Vijnë nga qeveria dhe presidenca serbe, vijnë nga katërshja Vuçiç-Bërnabiç-Vulin dhe Daçiç”, theksoi kreu i qeverisë, Albin Kurti.
Ndër të tjera, ai foli për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në veri. Ai tha se atje gjendet policia e Kosovës, “më e pranishme se kurrë”, por shtoi se “kemi edhe barrikada”.
Ai po ashtu tha se Serbia nuk ka traditë në demonstrata, por vetëm në luftë.