BALLKAN, 26 Dhjetor 2022, 19:22

Sulmet ndaj gazetarëve në veri të Kosovës, ambasadori amerikan: Media duhet të punojë pa kërcënime!

Sulmet ndaj gazetarëve në veri të Kosovës, ambasadori

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar për sulmin ndah gazetarëve në Zupç të Zubin Potokut.

Në veri u sulmua ekipi mediatik i Klan Kosova. Gazetarja dhe shoferi kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në spital.

“SHBA-ja i bashkohet Asociacionit t Gazetarëve të Kosovës – AGK dhe Bashkimit Evropian në Kosovë për të dënuar fuqishëm sulmin e fundit në seri kundër gazetarëve të Kosovës. Mediat duhet të jenë në gjendje të punojnë lirshëm nga kërcënimet me dhunë dhe frikësim. Gazetaria e lirë dhe e pavarur është gurthemel i demokracisë”, shkruan Hovenier.