TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndërsa tensionet në veri të Kosovës po vijojnë prej disa javësh, duket se Serbia po përgatit ushtrinë e saj për çdo situatë.
Serbia është duke dërguar artilerinë e rëndë në Rudnicë, dy kilometra para Jarinjës, duke përfshirë gjashtë topa me rreze të gjatë veprimi të Ushtrisë Serbe.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat serbe, të cilat kanë raportuar se pjesë e dislokimit janë edhe një numër policësh ushtarakë të cilët janë pozicionuar në zonë.
Lajmi vjen në një kohë kur presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka urdhëruar dje shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviç, që të shkojë në Rashkë, në kufi me Kosovën, ndërsa sot u bë me dije se është urdhëruar edhe shtimi i Forcave të Armatosura.