BALLKAN, 26 Dhjetor 2022, 13:38

Kosovë/ Kurti emëron sërish Arben Vitinë si ministër të Shëndetësisë

Kosovë/ Kurti emëron sërish Arben Vitinë si ministër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar sërish ministër të Shëndetësisë, Arben Vitinë.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate nga Zyra e Kryeministrit.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar Arben Vitia, Ministër për Shëndetësi, të cilit i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij.”

Vitia edhe më parë kishte udhëhequr me këtë ministri. Ai ishte dorëhequr nga pozita e ministrit të Shëndetësisë, në tetor të vitit 2021pasi kandidoi për kryetar të Prishtinës.

Prej rreth tre muajsh, Kosova nuk ka pasur ministër të Shëndetësisë, pas largimit të Rifat Latifit nga kjo detyrë.