BALLKAN, 14 Mars 2023, 15:14

Kremlini: Serbia nën presion të paprecedentë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë

Kremlini: Serbia nën presion të paprecedentë për të

Serbia është nën presion të lartë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, ka pohuar këtë mëngjes një zëdhënës i Kremlinit.

Kjo deklaratë vjen pasi një ministër serb tha se vendi duhet t’i bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës. Vendi ka dënuar në mënyrë të përsëritur pushtimin e Ukrainës në OKB, por i ka rezistuar thirrjeve për të vendosur dënime.

“Një pozicion i çuditshëm: Amerika ushtron presion mbi Serbinë dhe ministri serb bën thirrje për një veprim kundër Rusisë”, tha Maria Zakharova, një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse.

Rusia e kishte mbështetur Beogradin në kundërshtimin e tij ndaj pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Por të hënën, Rade Basta, ministër i ekonomisë i Serbisë nga Partia Socialiste në pushtet, tha se Beogradi po paguante “një çmim të lartë” për refuzimin e tij për t’iu bashkuar një embargoje ndërkombëtare kundër Rusisë.

“Vendi ynë tashmë po paguan një çmim të lartë për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe kjo po bëhet e padurueshme”, tha Basta.

Serbia dëshiron t’i bashkohet Bashkimit Evropian, investitorit dhe partnerit të saj kryesor tregtar. Megjithatë, ajo varet tërësisht nga importet e gazit nga Rusia.