BALLKAN, 12 Mars 2023, 08:44

Dendias sot në Kosovë, do të takohet me Vjosa Osmanin

Dendias sot në Kosovë, do të takohet me Vjosa Osmanin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot do të presë në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias. Takimi do të nisë në orën 11:00. Ai do të pritet gjithashtu në takim edhe nga kryeministri Albin Kurti. Në fund Dendias do të ketë takim edhe me homologen e tij, Donika Gërvalla.

Diskutimet pritet të fokusohen në zhvillimet në dialogun Beograd-Prishtinë.

“Diskutimet gjatë vizitës pritet të fokusohen në zhvillimet në dialogun Beograd-Prishtinë dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”, theksohet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme greke.

Greqia është një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Por dy vendet zhvillojnë raporte normale diplomatike dhe tregtare.