TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet një videoje të postuar në Facebook ka folur mbi takimin që pati me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç duke zbuluar se u ofrua për të firmosur marrëveshje me Serbinë por ishte Vuçiç ai që e refuzoi diçka të tillë.
Kurti tha se javën tjetër, do të ketë një tjetër takim me Vuçiç në Ohër të Maqedonisë së Veriut, duke thënë se shpresonte që serbët të poajtohen të paktën me përmbajtjen e marrëveshjes së propozuar nga BE. Përmbajtja e kësaj marrëveshje, sipas Kurtit çon në njohjen reciproke mes dy vendeve.
“Në takimin trilateral në Bruksel më 27 shkurt, ofrova të nënshkruaj marrëveshjen bazë në emër të Republikës së Kosovës. Fatkeqësisht presidenti i Serbisë refuzoi. Refuzimin, ai e bëri publik pasi doli nga takimi.
Javën e ardhshme ne përsëri do të takohemi në Ohër, në Maqedoninë e Veriut. Unë shpresoj që refuzimi i Serbisë që ta nënshkruaj propozimin në Bruksel nuk është indikacion që ata nuk pajtohen me përmbajtjen. Çdo ditë ne dëshmojmë kreativitetin dhe konstruktivitetin.
Ne besojmë që marrëveshja bazë mes Kosovës dhe Serbisë përbën avancimin drejt njohjes reciproke mes dy shteteve. Ne besojmë që normalizimi i plotë i raporteve kërkon njohjen e tillë, si copa qendrore e marrëveshjes”, tha ai.
Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme, Aleksandër Vuçiç përjashtoi kategorikisht mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshje për të njohur 'de jure apo de facto' Kosovën.