TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që “mos ta humbin autobusin e fundit” në takim e radhës në Ohër të Maqedonisë Veriore.
“Apeli im për Kosovën dhe për Serbinë për bisedimet e ardhshme në Ohër: Mos e humbisni autobusin", ka shkruar ai në Twitter.
“Mbështetje e plotë për përpjekjet e Lajçak-ut. Një marrëveshje është e arritshme. Kosova do të fitojë shumë. Kosova duhet të zbatojë detyrimin e saj të gjatë dhe të përmbushë themelimin e Asociacionit”.
Ai ka potencuar se një marrëveshje do të përshpejtojë integrimin euroatlantik të Kosovës dhe është një shans historik në rrugën drejt normalizimit të plotë dhe njohjes reciproke.