BALLKAN, 12 Mars 2023, 08:32

'Far West' në 4 të mëngjesit të Greqi, plagoset një person, 3 arrestohen nga policia

'Far West' në 4 të mëngjesit të Greqi, plagoset

Skenat e një filmi të Far West u shpalosën në orët e para të mëngjesin jashtë një klubi nate në Ghazi të Greqisë, ku pas një sherri që ndodhi brenda dyqanit disa nga personat e përfshirë dolën dhe filluan të qëllojnë. Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 4 jashtë një qendre në Ieras Odos ndërsa një person ka mbetur i plagosur nga sherri dhe është dërguar në spital.

Efektivët e policisë të mbërritur në vendngjarje kanë kryer arrestimin e tre klientëve të dyqanit dhe kanë grumbulluar tre gëzhoja nga konflikti i armatosur. Ende nuk dihet se kush janë personat e përfshirë në të shtëna, por nuk hiqet mundësia që të ketë shqiptarë të përfshirë.