BALLKAN, 18 Gusht 2024, 14:46

Kosovë/ U godit nga rrufeja, gruaja ndërron jetë në spital

Kosovë/ U godit nga rrufeja, gruaja ndërron jetë në spital

Një grua ka ndërruar jetë në Ferizaj të Kosovës, pasi është goditur nga rrufeja. 

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi i tha Gazetës Express se 64-vjeçarja vdiq në emergjencën e spitalit. 

“Viktima femër e moshës 64-vjeçare nga Ferizaji ka ndërruar jetë në emergjencë në Spitalit Rajonal të Prizrenit”, tha Bytyqi.