TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Synimi i Qeverisë së Kosovës për hapjen e urës ka hasur në kundërshti nga serbët lokalë, Serbia dhe bashkësia ndërkombëtare.
Serbët lokalë kanë shprehur frikë për sigurinë e tyre, por në debatin e organizuar nga Komuna e Mitrovicës së Veriut dhe Qeveria e Kosovës, institucionet kanë garantuar siguri në rast të hapjes së urës.
Ndërkaq, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i tha REL-it më 13 gusht se hapja e urës në këtë kohë, paraqet rrezik të vërtetë, që mund të ndikojë edhe në sigurinë e ushtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha të enjten se Kosova nuk duhet ta pyesë Serbinë për hapjen e urës brenda territorit të Kosovës, dhe nuk duhet pranuar që të diskutohet për këtë çështje në dialogun e Brukselit.
Sipas saj, deklaratat e fundit të BE-së në këtë temë janë “raciste” dhe se Kosova duhet koordinuar plotësisht me Shtetet e Bashkuara sa i përket hapjes së urës.
Për Engjëllushe Morinën, hapja e urës nuk është asgjë e keqe “nëse nuk e rrezikon sigurinë e askujt”.
“Nuk e shoh tani që hapja e urës mund të shkaktojë një incident të llojit të Banjskës apo të majit. Nuk i dihet, por nuk e shoh që situata e sigurisë do të zhvillohet në këtë drejtim”, thotë ajo.
KFOR-i, që ka prani mbi urën e Ibrit, ka kërkuar që për çështjen e hapjes së saj të diskutohet në dialog.
Ky mision, po ashtu, ka thënë se nuk do të hezitojë të veprojë për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi që mund të ndikojë në sigurinë dhe stabilitetin rajonal.
Ky qëndrim i KFOR-it është mirëpritur nga kryeministri serb, Millosh Vuçeviç. Por, ai ka shtuar se beson që Qeveria e Kosovës po planifikon “ta hapë me forcë” urën.
Si Morina, ashtu edhe Palokaj, thonë se nëse Kosova e hap urën pa pëlqimin e ndërkombëtarëve, do t’i acaronte raportet me ta. Por, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha më 14 gusht se po vazhdojnë konsultimet dhe koordinimin me partnerët ndërkombëtarë për këtë çështje.
Kosova dhe Serbia arritën marrëveshjen për hapjen e urës më 2014. Pakti parashikoi “rivitalizimin e urës” apo heqjen e barrikadave të vendosura nga serbët lokalë më 2011, të cilat më 2014 u zëvendësuan me mure prej betoni.
Ato u larguan më 2016, kur mendohej që ura të hapej për qarkullim.
Po atë vit, u arrit pajtimi për planin e zbatimit të marrëveshjes, që parashihte hapjen e urës në janar të vitit 2017./REL