BALLKAN, 17 Gusht 2024, 13:40

20 persona dyshohet se u helmuan nga produktet e një furre buke në Prishtinë, mbyllet biznesi

20 persona dyshohet se u helmuan nga produktet e një furre buke në
Foto ilustruese

Rreth 20 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se janë helmuar nga produktet e një furre në Prishtinë.

Lidhur me rastin, policia në Kosovë, ka intervistuar pronarin e furrës si dhe me vendim të inspektorëve sanitarë, furra është mbyllur deri në daljen e analizave.

“Rreth 20 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësor pasi të njëjtit dyshojnë se janë helmuar nga produktet e një furre.

Njësia policore ka intervistuar pronarin e furrës si dhe me vendim të inspektorëve sanitarë furra është mbyllur deri në daljen e analizave. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe në ditët në vijim do të intervistohen ankuesit”, thuhet në raportin e PK-së.

Rasti është iniciuar si “Përdorimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”.