BALLKAN, 9 Dhjetor 2021, 17:39

Koronavirusi në Greqi, 81 viktima në 24 orët e fundit

 Koronavirusi në Greqi, 81 viktima në 24 orët e fundit

Në Greqi, gjatë 24 orëve kanë humbur jetën 81 pacientë. Që nga fillimi pandemisë, janë regjistruar 18,982 vdekje

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë identifikuar 5523 raste të reja me koronavirus. 1629 raste të reja u zbuluan në Atikë dhe 940 në Selanik, ndërsa Thesalia regjistron 340 të infektuar.

Numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur në 989814 raste me koronavirus.

708 pacientë ndodhen në intubim, mosha mesatare e të cilëve është 64 vjeç.