TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy persona janë arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi pas një mosmarrëveshjeje në ashensorin e një objekti banimi së bashku me një person tjetër kanë sulmuar njëri-tjetrin.
Tre të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.
“Të dyshuarit si pasoj e lëndimeve kanë pranuar tretman mjekësor, ku njëri prej tyre është dërguar në QKUK dhe mbetet në tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.