BALLKAN, 8 Korrik 2023, 21:19

Kryediplomatja e Kosovës sulmon ashpër BE-në dhe emisarin Lajçak, përgjigjet Gabriel Escobar

Kryediplomatja e Kosovës sulmon ashpër BE-në dhe emisarin
Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës në një Forum në Dubrovnik bashkë me Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajcak, ka folur për sigurinë e Ballkanit Perëndimor. Sipas saj, BE-ja s’mund të ofrojë siguri për këtë rajon, pa përkrahjen e SHBA-së dhe NATO-s.

Sa i përket sigurisë, Gërvalla thotë se BE-ja është një “tigër prej letre” pa përkrahjen e dy fuqive si SHBA dhe NATO.

Ajo gjithashtu ka thënë se Kosova është e rreshtuar plotësisht me Perëndimin sa i përket Ukrainës, derisa shtetet fqinje vazhdojnë të asistojnë agresionin rus kundër Ukrainës pa ndonjë pasojë nga Bashkimi Evropian.

 “Kosova është unike sepse 90% e njerëzve mbështesin anëtarësimin në BE dhe NATO. Ne jemi në linjë me Përëndimin sa i përket Ukrainës. Të tjerët në fqinjësi po e asistojnë rusinë në këtë aggression, pa pasoja nga Bashkimi Evropian. Një pyetje kyce për sigurinë në Ballkan Perëndimor është nëse BE-ja mund të garantoj sigurinë dhe paqen në Evropë.

Përshtypja ime është që BE-ja s’mundet. Sepse s’është, s’mundet. Sepse s’është e aftë që të ofrojë siguri. Arsyeta janë të dukshme. S’ka vullnet politik. Shumë mos unitet ka në Union. Dhe pa SHBA dhe NATO-n, BE-ja është një “tigër prej letre” sa i përket sigurisë”, ka thënë Gërvalla.

Shefja e diplomacisë kosovare, ka kritikuar ashpër edhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajcak për mënyrën e ndërmjtësimit të dialogut Kosovë-Serbi.

Sipas shifrave që ka prezantuara nga Gërvalla, në dy vitet e fundit ka një rritje prej 30 % të shkallës së humbjes së besimit dhe rritjes së skepticizmit për kapacitetin e diplomacisë evropiane. Përqindja është rritur edhe sa i përket asaj që Kosova të mos bëjë kompromise në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

 “S’ka një storie të sukesist të Evropës për të parandaluar një luftë. Në dy vitet e fundit humbja e besimit dhe skepticizmi për kapacitetin e diplomacisë së BE-së ka shpërthyer me rritje prej 30 %. Derisa në vitin 2021, 50 % i thanë Qeverisë sonë që të mos bëjmë kompromis sa i përket Asociacionit. Derisa në vitin 2023 në mars ishte 80 %.Në 2021, rreth 50 % na thënë të mos bëjmë kompromis në dialogun e lehtësuar. Në mars 2023, ishte 84 %”, ka deklaruar Gërvalla, raporton Express.

Ajo ka thënë se një rritje e tillë e përqindjes është fakteqësi për çdo ndërmjetësim.

“Kjo është një fatkeqsi për cdo ndërmjtësim që të prodhojë një dinamik të tillë”, ka thënë Gërvalla.

Duke përmendur këto shifra dhe këto kritika ndaj BE-së, ajo ka thënë se ka alternativa, duke thënë se është e nevojshme një strategji e re dhe njerëz të rinj.

Gërvalla ka thënë se Kosova nuk e shfrytëzon BE-në për fondet që jep, duke thënë se Kosova është më shumë për vlerat evropiane sesa për paratë e BE-së.

“Ndryshe nga tjerët ne nuk jemi duke e shfrytëzuar BE-në për para. Jemi më shumë për vlera evropiane sesa për paratë e BE-së.

Shpresoj që BE-ja do të mbetet tek vlerat e saj. Jo vetëm ne fjalë, por me të vërtetë. Sepse kjo do të vendos fatin e konceptit evropian në garën globale”, ka thënë Gërvalla.

Lajçak ka folur pas Gërvalles dhe i ka thënë ministres kosovare se s’ka një Bashkim Evropian tjetër në planet.

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Gabriel Escobar reagoi pas deklaratave të Kryediplomates së Kosovës e cila goditi BE-në duke quajtur të paaftë për të ofruar siguri për rajonin.

Escobar ka thënë se i vjen keq që duhet të shprehet ndryshe me ministren Gërvalla, duke shtuar se çdo gjë pozitive i ka ndodhur rajonit si rezultat i bashkëpunimit SHBA dhe BE.

“Më vjen keq, që dua të dalloj këtu me kolegen time nga Kosova, por çdo gjë pozitive që ka ndodhur në Ballkan në gjeneratën e fundit është arritur me bashkëpunimin e kombinuar SHBA-BE. Integrimi mbetet aspirata jonë më e lartë për rajonin” ka theksuar diplomati amerikan.