BALLKAN, 7 Korrik 2023, 15:52

I moshuari qëllon me armë tre të mitur, çfarë ndodhi në Greqi

I moshuari qëllon me armë tre të mitur, çfarë ndodhi

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, ku një i moshuar ka qëlluar me armë në drejtim të tre të miturve. Bëhet fjalë për tre të mitur, dy 17-vjeçarë dhe një 15 vjeç.

Mediat greke bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Halkidiki, ndërsa një prej fëmijëve ka përfunduar në spital.

Sipas dëshmive të banorëve, autori 70-vjeçar thuhet se vuan nga probleme psikologjike. Pas ngjarjes, ky i fundit është vënë në pranga.